Pas lajmit se do fejohej, Shpat Kasapi flet për vajzën “misterioze” (Video)
Lajmet se këngëtari Shapt Kasapi ka gjetur dashurinë dhe së shpejti mund të fejohet bënë xhiron e mediave rozë disa muaj më parë. Mbrëmjen e sotme ai ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në TV Klan për të sjellë bashkëpunimin e tij me këngëtaren Blerina Braka “Dashni pa krahë”.
I pyetur nga drejtuesi i emisionit Arian Çani lidhur me lajmin, këngëtari, tha se ende nuk ka diçka konkrete, por pranoi se është në lidhje me një vajzë, e cila nuk është figurë publike.
Arian Çani: Kanë dalë fjalë gjithandej që je duke u fejuar me një vajzë vetëm se ne nuk e dimë cila është.
Shpat Kasapi: Diçka konkrete nuk ka akoma…
Arian Çani: Por është një në sfond?
Shpat Kasapi: Po është një…
Arian Çani: Është serioze këtë herë?
Shpat Kasapi: Diçka e tillë.
Arian Çani: S’mund të themi asgjë? Është e panjohur për publikun, nuk është këngëtare? Është vajzë në punën e vet?
Shpat Kasapi: Po.
/tvklan.al