Pas mbeti vetëm buzëqeshja e tyre
Të paktën 24 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasditen e së dielës kur një tren që udhëtonte nga Uzunkopru për në Stamboll të Turqisë doli nga shinat.
Teksa Turqia në njërën anë është në zi për 24 jetët e humbura, media vendase zbulon identitetin e disa prej viktimave. Në mesin e 24 viktimave ishin edhe dy motrat Ozge Nur Dikmen dhe Gulce Dikmen si dhe kushërira e tyre Sena Kose. Tri të rejat sëbashku me nënën e dy motrave ishin nisur nga Uzunkopru për tek tezja e tyre në Çerkezköy. Por gjithçka përfundoi pas daljes së trenit me mbi 360 pasagjerë nga shinat, tri të rejat humbën jetën, ndërsa nëna e dy motrave mbijetoi e plagosur. Fatkeqësisht treni doli nga shinat dhe tri të rejat humbën jetën, ndërsa nëna e dy motrave mbijetoi e plagosur. Shkak për daljen nga shinat të 6 vagonëve të trenit deri më tani ka rezultuar dëmtimi i trasesë së shinave si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. [gallery link="none" columns="1" size="full" gss="1" ids="401418,401386,401385,401383,401382,401381,401380,401379,401378,401377"] /tvklan.al