Pas ndarjes, këngëtarja merr vendimin e rëndësishëm


Pas ndarjes, këngëtarja merr vendimin e rëndësishëm

08:20 07/01/2020

Cheryl Cole është nënë e një djali 2-vjeçar nga lidhja e saj me ish-anëtarin e grupit One Direction, Liam Payne. Por së fundmi, në një intervistë të dhënë për revistën “Times”, ajo ka deklaruar se dëshiron të ketë sërish fëmijë dhe për këtë arsye është duke kërkuar dhurues sperme.

Që pas ndarjes nga Liam në vitin 2018, ajo e pranon se nuk është shumë e mirë në zgjedhjen e partnerëve të duhur.

Nëse koha do ishte në anën time do të prisja dhe do konsideroja më shumë mundësi ose do të prisja të gjeja dikë. Mund të takoni dikë dhe për atë vit ndiheni shumë mirë, por asnjëherë nuk ka garanci sepse mund të ndodhin kaq shumë gjëra”./tvklan.al






Të ngjashme