Pas një viti bllokim, nis lëvizja e trenave për në Pogradec – (30 Mars 2001)


Pas një viti bllokim, nis lëvizja e trenave për në Pogradec – (30 Mars 2001)

13:52 30/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Së shpejti fillon lëvizja e trenave për në Pogradec. Duke filluar nga data 30 Mars, treni do të udhëtojë më në fund edhe për në Pogradec. Lëvizja e trenave në këtë aks të hekurudhës shqiptare, u bllokua rreth një vit më parë, si pasojë e dëmtimit të këmbëve të urës së Xhyrës nga firma maqedonase Mavrovo.

Drejtuesit e drejtorisë së hekurudhën në rajonin Elbasan theksojnë, se në këtë kuadër janë marrë të gjitha masat për rifunksionimin e stacioneve dhe gjithçka tjetër, që lidhet me hekurudhën. Shefi i udhëtarëve Hamdi Agolli shpjegon, se sivjet fluksi i udhëtarëve gjatë sezonit veror pritet të rritet në 20%./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme