Pas përmbytjeve, qytetarët e Tiranës “garë” për të mbushur ujë 


Pas përmbytjeve, qytetarët e Tiranës “garë” për të mbushur ujë 

16:40 05/12/2017

Gara për të mbushur ujë në burimin e Dajtit ka çuar në konflikt 3 persona. Uji i turbullt dhe mungesa e tij i ka bërë qytetarët të shkojnë ta mbushin atë nëpër burime për të mos e blerë.

Por, sipas gazetares së “Aldo Morning Show” një burrë kishte zënë radhën dhe dy të tjerë të cilët ishin pas tij nuk kanë duruar gjatë dhe kanë nisur të konfliktohen me njëri-tjetrin.

“Personat të cilët janë konfliktuar me njëri-tjetrin kanë lajmëruar policinë dhe jo vetëm që asnjëri nuk ka mbushur ujë, por të tre kanë përfunduar në komisariat”,

tha gazetarja e Tiranës për “Aldo Morning Show”.

/tvklan.al






Të ngjashme