Pas stuhisë, priten reshje të dendura dëbore
Dëbora mbuloi gjatë natës Mbretërinë e Bashkuar, duke çuar në ndërprerje të energjisë elektrike, mbyllje të shkollave dhe ndërprerje të disa fluturimeve.
Sipas autoriteteve atje, reshjet e dëborës gjithnjë e në rritje kanë prekur një pjesë të madhe të Skocisë, Irlandës Veriore dhe Anglisë Veriore.
Ata u bënë thirrje banorëve që të bënin kujdes në ato zona ku ka sinjalistikë për dëborë dhe ngricë në rrugë.
Autoritetet parashikojnë që trashësia e dëborës të shkojë në 2 – 5 centimetra, e deri 20 centimetra në veri të Skocisë, Irlandës Veriore, Uellsit Verior dhe Midlands.
Deri të shtunën parashikohet që temperaturat e ulëta të qëndrojnë konstante.
Reshjet e dëborës vijnë pasi stuhia Caroline solli era të forta gjatë ditës së enjte, që çoi në ndërprerjen e lëvizjes në det dhe mbylljen e dhjetëra shkollave në Skoci.
/tvklan.al