Pas sulmit me armë, gjendet një bombë artizanale në një shkollë në Kaliforni
Një bombë artizanale u zbulua në një shkollë të mesme në San Jose, në Kaliforni.
Kopshtari i shkollës zbuloi bombën në mes të disa shkurreve në ambientet e jashtme të shkollës, ndërsa policia deklaroi se pas ekzaminimeve rezultoi se bomba ishte funksionale.
Sipas mediave vendase studentët dhe stafi i shkollës u evakuuan ndërsa godina u mbyll për disa orë, teksa ekipi i posatshëm kreu shpërthimin e kontrolluar.
Menjëherë më pas u bë një kontroll i imtësishëm në të gjithë shkollën, por nuk rezultoi një e dytë. Sipas policisë thuhet se nuk ka pasur asnjë sinjalizim për bombën në shkollë ndërsa po vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.
Mbikëqyrësi i Shkollave të Mesme mbajti qëndrim kritik ndaj veprimit të kopshtarit, i cili pasi zbuloi bombën e dërgoi atë në ambientet e brendshme të shkollës.
Ky incident vjen vetëm pak javë pasi një student 16-vjeçarkreu një sulm në shkollën e mesme Saugus në Santa Clarita, Kalifornia, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur tre të tjerë, e më pas qëlloi mbi veten. /Tvklan.al