Pas Taivanit, “Meranti” godet Kinën


Pas Taivanit, “Meranti” godet Kinën

15:40 15/09/2016

Pasi goditi Taivanin, duke shkaktuar të paktën 1 viktimë e 38 të lënduar, super – tajfuni Meranti u zhvendos në jug – perëndim të Kinës.

Mbi 500 mijë mbetën në shtëpi pa energji elektrike, ndërsa shpejtësia e erës arriti deri në 227 km/h, njoftojnë autoritetet e emergjencave civile.

Dhjetëra fluturime janë anuluar, disa mijëra njerëz janë evakuuar nga zona e rrezikut, ndërsa qytetarëve të tjerë u është kërkuar të qëndrojnë në vende të mbyllura.

Meranti është tajfuni më i fuqishëm që godet rajonin në 2 dekadat e fundit.

Tv Klan






Të ngjashme