Pas tensionit, Vasili: Koalicioni nuk ka çarje, konsensusi i arritur është për bashkim
Një ditë pas kësaj deklarate të fortë, Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili kërkon të qetësojë aleatët në qeveri dhe votuesit. Ai thotë se në koalicion nuk ka çarje.
“Qëndrimi i tij ka qenë shumë i qartë. Një reformë e cila që miratohet në mënyrë të njëanshme me 94 vota do të kërkonte një qëndrim politik i cili ishte ai që ju citoni. Besoj që 140 votat e kanë edhe përgjigjen brenda pyetjes tuaj.
Konsensusi nuk besoj se rrëzon koalicionin sepse besoj se konsensusi nuk është një ditë ndarjeje, por është një ditë bashkimi.”
Vasili nuk sheh krisje as tek disa zhvillime të tjera gjatë seancës se djeshme.
Si e shpjegoni, që dje për shembull, kur foli Ilir Meta, Edi Rama iku nga parlamenti, dhe kur foli Edi Rama, Ilir Meta iku nga parlamenti?
“Edhe unë për arsye të negocimit në momente të caktuara kam lë vizur nga salla, dhe në momentin kur z. Meta po fliste dhe kur z. Rama. Besoj që nuk ka ndonjë shpjegim politik për këtë gjë, dhe sigurisht as për këtë nuk kam ndonjë shpjegim politik.”
Nënkryetari i LSI theksoi në komunikimin me mediat se konsensusi nuk do të ishte arritur pa ndërhyrjen e Kryetarit Meta.
Tv Klan