Pas tërmetit, Thumana izolohet nga koronavirusi


Pas tërmetit, Thumana izolohet nga koronavirusi

22:58 16/03/2020

Kjo është qendra e Thumanës, fshati që në muajin Nëntor 2019 pësoi ndoshta fatkeqësinë më të madhe në historinë e vet.

Një tërmet i fuqishëm rrëzoi pallate e shkatërroi banesa, duke shkaktuar dhjetëra të vdekur.

Pasojat janë ende të dukshme. Vetëm 4 muaj më parë, këtu ndodheshin pallatet që u rrëzuan nga fatkeqësia natyrore.

Tani banorët duhet të gjejnë forcën të përballen me një tjetër problem.

Rrugët janë të zbrazëta. Lokalet kanë ulur qepenat në zbatim të urdhrave të qeverisë. Madje, edhe institucionet kanë pezulluar punën.

I vetmi që qëndron hapur është dyqani me produkte ushqimore, sigurisht duke respektuar masat mbrojtëse.

Banorët thonë se në Thumanë nuk ka asnjë rast të koronavirusit dhe shprehen se i kanë marrë të gjitha masat.

Tërmeti ju dukej më i frikshëm se ky virus që kërcënon botën. Kurse disa të tjerë mendojnë ndryshe.

Ndërsa të rinjtë duken të jenë më indiferentë ndaj këtij virusi që ka paralizuar gjithë botën.

Duke ecur nëpër rrugët e fshatit takojmë banorë të tjerë, disa dalin për t’u ajrosur, e të tjerë për të punuar.

Heshtja ka pllakosur pothuajse në të gjitha rrugët e Thumanës. Frika që la pas tërmeti është kthyer në kurajo për banorët, duke shpresuar që edhe kjo situatë e vështirë për të gjithë qytetarët, të kalojë paqësisht. /klanplus






Të ngjashme