Pas tragjedisë me urën, merr flakë fabrika në Genova


Pas tragjedisë me urën, merr flakë fabrika në Genova

10:32 17/08/2018

Nuk kanë fund problemet për Italinë. Pas shembjes së urës në Genova, një fabrikë në këtë qytet është përfshirë nga flakët e zjarrit. Fabrika ndodhet pikërisht në zonën ku gjenden gërmadhat e urës Morandi, që u shemb duke lënë të vdekur 39 persona.

Shkaqet e zjarrit janë të paqarta, por fatmirësisht flakët u vendosën nën kontroll nga forcat zjarrfikëse. Stafi i fabrikës ishte evakuuar që prej 14 Gushtit për shkak të rrezikut nga shembja e pjesëve të tjera të urës.

Sikur të mos mjaftonte kjo, mbrëmjen e djeshme Juglindja e Italisë u godit nga tërmet me magnitudë 5.2. Në disa banesa pati dëme materiale, por nuk pati asnjë të lënduar. Ndërkohë, në Genova vazhdojnë kërkimet nën gërmadha për të gjetur persona të mbijetuar.

/tvklan.al






Të ngjashme