Pas WhatsApp, edhe Facebook kodon mesazhet
Pas lëvizjes së WhatsApp për të koduar të gjitha mesazhet, edhe Facebook Messenger ka vendosur të bëjë të njëtën gjë.
Chat-i i kompanisë së krijuar nga Zuckerberg do të përdorë një sistem që mbron të privatësinë e përdoruesve, duke e bërë të padeshifrueshme bisedat e bëra.
Lajmin e bën të ditur britanikja, “The Guardian”, sipas të cilës, siguria maksimale do të shkojë për disa funksione të bazuar në inteligjencën artificiale.
Me këtë kriptim, asnjë e dhënë nuk mund të transmetohet dhe asnjë informacion nuk mund të lexohet.
Në praktikë është një sistem i mbyllur nga pikëpamja e privatësisë.
Risia do të vijë në Facebook Messenger brenda kësaj vere dhe do të jetë e disponueshme vetëm për përdoruesit që dëshirojnë ta aktivizojnë./tvklan.al