
Pasagjeri tenton të hyjë në kabinë, avioni detyrohet të kthehet mbrapsht
Një avion i Malaysian Airlines është detyruar të kthehet mbrapsht në aeroportin e Melbournit, në Australi, pasi një pasagjer tentoi në hynte në kabinën e drejtimit.
Avioni MH128, i cili ishte nisur për Kuala Lumpur, u detyrua të kthehet për shkak të një pasagjeri problematik, tha kompania në një komunikatë. Kapiteni e ktheu avionin pasi u vu në alarm se një pasagjer po tentonte të hynte në kabinën e ndaluar për pasagjerët. Avioni u ul në aeroport dhe kërkoi mbështetje sigurie. Analisti i aviacionit, Alex Macheras tha se pasagjeri pretendonte të kishte eksplozivë, gjë e cila nuk është konfirmuar ende. Malaysian Airlines tha se avioni kishte më pak se 30 minuta që ishte nisur për udhëtimin 8-orësh. /tvklan.al