Pasagjeri zbulon diçka që nuk duhej në avion


Pasagjeri zbulon diçka që nuk duhej në avion

10:04 07/02/2018

Një pasagjer u përball me diçka të pabesueshme, të lënë në sediljen e një avioni.

Kur gazetari i CNN guxoi të zgjatej për te xhepi i sediljes para tij, ai mbeti i shokuar. Dhe kjo jo për shkak se ai kapi peceta të përdorura, biskota gjysmë të ngrëna apo gjëra të tjera të këtij lloji. Në vend të kësaj, gazetari nxori diçka që kurrë nuk duhet të kishte parë, ai dhe as ndonjë pasagjer tjetër.

Ai në fakt kishte zbuluar dokumente sekrete të qeverisë amerikane, të cilat janë vetëm për përdorim zyrtar dhe të rëndësishme për sigurinë kombëtare.

Departamenti i dosjeve të Sigurisë Kombëtare përmban informacione të ndjeshme kundër terrorizmit të Super Bowl. Ata u lanë pas në një fluturim, së bashku me itinerarin e udhëtimit të një shkencëtari të ngarkuar me stërvitjet përpara Super Bowl LII në Mineapolis të dielën.

CNN raporton se dokumentet, të datës dhjetor 2017, planifikonin reagimin ndaj një sulmi në stadiumin e Bankës Amerikane në Mineapolis nga terroristët.

CNN tha se vendosi të mos e njoftojë përmbajtjen e dokumenteve deri pas ndeshjes, për shkak se zyrtarët e Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS) kishin frikë se do të rrezikonte sigurinë në ngjarje, ku marrin pjesë 73,000 persona./tvklan.al 





Të ngjashme