Pasaportat jo biometrike jashtë përdorimit nga 1 Marsi i 2012-ës (06 Janar 2012)


Pasaportat jo biometrike jashtë përdorimit nga 1 Marsi i 2012-ës (06 Janar 2012)

12:11 06/01/2012

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Fatmir Konja ka deklaruar propozimin e Ministrit të Brendshëm Bujar Nishani që pasaportat jo biometrike do të jenë të vlefshme si dokument udhëtimi deri në datën 1 Mars 2012.

Duke filluar nga data 1 Mars 2012 të gjithë shtetasit shqiptarë do të munden të udhëtojnë jashtë shtetit vetëm me pasaportë biometrike. Deri në datën 30 Dhjetor 2011 janë lëshuar dhe janë dërguar në zyrat e ALEAT, pranë rajoneve të policisë 2 milionë e 115 mijë pasaporta ku secili prej aplikantëve ka në në dorë pasaporta biometrike për udhëtime jashtë shtetit./tvklan.al






Të ngjashme