Pasaportat më të fuqishme në botë
Personat që mbajnë një pasaportë të SHBA do të kenë më tepër kufizime për udhëtimet globale se kurrë, dhe e gjitha kjo falë Trump, sipas të përditshmes britanike Express.
Poseduesit e pasaportave amerikane kanë më pak mundësi për të udhëtuar pa viza krahasuar me vendet si Gjermania, Koreja e Jugut dhe Britania e Madhe, duke rënë poshtë një rresht në renditjen e indeksit të pasaportave së Arton Capital që nga viti 2016.
Vitin e kaluar, SHBA ishte e renditur pas Mbretërisë së Bashkuar, duke zënë vendin e katërt, me qytetarët të cilët ishin të lirë për të udhëtuar pa viza në 156 vende të botës.
Megjithatë, progresi është ndalur, ndërsa numri i vendeve ka mbetur i njëjtë, SHBA tani është pas kombeve të tjera.
Ndërkohë që lajmi i mirë vjen për Singaporin, pasi pasaporta është rritur në renditje duke e bërë atë pasaportën më të fuqishmë në botë me të drejtën për të udhëtuar pa viza në 159 vende.
Japonia gjithashtu shënoi të njëjtën renditje si Mbretëria e Bashkuar, duke u ndjekur më pas nga Franca dhe Norvegjia, me 156 vende.
Ndërkohë, kombet skandinave Finlandë dhe Danimarkë kanë rënë pak në krahasim me vitin e kaluar, duke rënë respektivisht dy dhe një vend më poshtë./tvklan.al