Pasaportat, Mit’hat Havari – (25 Prill 1999)


Pasaportat, Mit’hat Havari – (25 Prill 1999)

23:08 25/04/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Në një kohë që bëhet fjalë për abuzime të mëdha me kartat e identitetit për refugjatët kosovarë, duket se në sportelet e ndarjes së pasaportave për shtetasit shqiptarë janë eleminuar abuzimet. Vetë numri një i policisë së Tiranës Mit’hat Havari ka vënë dorë mbi të korruptuarit.

Sipas tij shtetasit shqiptarë mund të pajisen me pasaportë brenda pesë ditësh dhe në raste emergjencash për dy ditë.

Mit’hat Havari, Drejtori i Policisë së Tiranës:- “Unë dua tu bëj thirrje opinionit të kryeqytetit që të heqin dorë përfundimisht nga njerëzit e pandershëm, nga mashtruesit dhe spekulantët që merren me linjën e pasaportave. Pasaportat merren vetëm në Drejtorinë e Policisë së prefekturës Tiranë dhe merren në një kohë rekord për katër ditë. Pasaportat trajtohen në rrugë zyrtare dhe merren në një kohë rekord”.

Megjithatë në pikat e ndarjes së pasaportave ka ende njerëz që rrinë në radhë. Qytetarët shprehen se do kohë të merren me dokumentat e pasaportës dhe çmimi i tyre është shumë i shtrenjtë./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme