Pasdite mblidhet Këshilli Politik


Pasdite mblidhet Këshilli Politik

16:03 14/09/2020

PD: Nuk përfshihemi në proces që prish marrëveshjen e 5 Qershorit

Në orën 18:00 të pasdites mazhoranca dhe opozita do të ulen sërish në tryezën e Këshillit Politik, për të reflektuar ndryshimet kushtetuese të bëra në 30 Korrik në Kodin Zgjedhor.

Tryeza mblidhet pas afro 6 javësh pushimi dhe në të do të diskutohen disa çështje që ndajnë palët në qëndrimet e tyre.

Opozita e ka konfirmuar praninë e saj në tryezë, duke ftuar maxhorancën që të vijohet puna për dy çështje, për paprekshmërinë e koalicioneve parazgjedhore, si pjesë e marrëveshjes dhe listat e hapura.

Me ndryshimet kushtetuese, maxhoranca hoqi koalicionet paraelekrorale, por opozita e cilëson një vijë të kuqe formulën e shpërndarjes së mandateve.

Sipas saj hapja e listave nuk ka asnjë lidhje kushtetuese, ligjore apo praktike, me formulën ekzistuese të koalicioneve parazgjedhore dhe ndarjen e zonave zgjedhore.

Opozita e Bashkuar thotë se nuk përfshihet në asnjë proces që cënon Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe rihap diskutimet nga e para për çështje që janë dakordësuar mes palëve dhe që tashmë janë ligj.

Dakordësi nuk ka ende edhe për hapjen e listave, ku me ndryshimet kushtetuese shumica vendosi hapjen e jo më pak se 2/3 të tyre, ndërsa opozita kërkon hapjen 100% të tyre.

Tv Klan






Të ngjashme