Pasioni i veçantë i Arben Ristanit (Video)
Motori për shumëkënd nuk është thjeshtë një mjet transporti, por një pasion përmbushës që kthehet në stil jetese. Kështu ndodh edhe me politikanin Arben Ristani, i cili në fundjavë apo në ditët e tij të lira zhvishet nga çdo angazhim politik për të marrë kënaqësinë që i jep motori, i cili prej vitesh tashmë është shndërruar në pasionin e tij më të madh.
Sot i ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, Ristani tha se ai sëbashku me bashkëshorten e tij merr pjesë në udhëtime të organizuara jashtë Tirane, apo edhe jashtë Shqipërisë duke shijuar kështu natyrën dhe energjinë pozitive që ajo fal.
https://youtu.be/btX59Mlc0Eo?t=27m42s
“Mua më pëlqen të udhëtoj dhe të jem i socializuar. Në rast se udhëtimi me makinë nuk të jep mundësinë të bëhesh grup i madh, motori ta jep këtë mundësi. Kur lëviz me motor kam më shumë adrenalinë dhe më shumë energji, për më tepër që edhe jeta jonë ka të bëjë shumë me kollaren, me kostumin, me zyrën dhe motori është diçka që të nxjerr nga rutina. Kam udhëtuar me motor jashtë Shqipërisë në vende si Firence, Greqi, Austri, Romë, Napoli, Mal të Zi apo Vermosh, Plavë Guci, Kolashin, Maqedoni. Janë udhëtime përmes të cilave shijon jo vetëm natyrën, por edhe miqësinë. I gjithë udhëtimi me motor është i bazuar mbi rregulla strikte në mënyrë që të shijojmë atë që duam vërtetë. Udhëtimi i fundit ka qenë para disa kohësh nga Korça në Selanik, nga Selaniku në Janinë dhe më pas në Gjirokastër”,
tha politikani.
/tvklan.al