Pasioni i veçantë i prezantueses së njohur (Video)


Pasioni i veçantë i prezantueses së njohur (Video)

18:55 04/05/2019

Me zërin karakteristik dhe eksperimentet në look, Jerida Sakaj na ka mbetur në mendje si prezantuesja e programit “Klubi i Mëngjesit”. Largimi i saj nga ekrani nuk mundi të kalojë pa u komentuar. Por sot në një intervistë për emisionin “Jo vetëm modë” në Tv Klan, Jeri tregoi se cili ka qenë angazhimi të cilit i është përkushtuar muajt e fundit.

Piktura qe një pasion që fjeti për shumë kohë brenda saj dhe u rizgjua vite më vonë. Siç tregon Sakaj, ka qenë mikja e saj më e mirë që e ka shtyrë të pikturojë në telajo pasi pa pikturat e saj në veshje.

“Pasioni për pikturën ka nisur kur unë isha shumë e vogël. Shtatë vite më parë mikja ime më e mirë ka qenë ajo që më ka shtyrë drejt pikturës. Unë e kam nisur mbrapsht të gjithën, pikturoja veshje, çanta, atlete dhe ajo më thotë: “Pse nuk e provon në telajo?” Dhe unë i kthehem: “Unë në telajo, jo, asnjëherë”. Më dukej e tmerrshme. Por ishte një ndjesi tjetër, tjetër emocion, tjetër dimension.

Që nga ai moment pastaj fillova ta ushtroj rregullisht. Në fillim pikturoja veshje për vete, më pas për shoqërinë. Xhinsi dhe pambuku janë materialet e mia të preferuara. Fillimisht ka qenë e vështirë sepse kjo gjë ka kosto. Duhet të heqësh dorë nga disa gjëra që të merresh me këtë, por familja më ka mbështetur të bëj gjërat që dua”,

tha Jerida Sakaj.

/tvklan.al






Të ngjashme