Paskal Milo, intervistë (18 Shtator 1999)
Intervistë me Ministrin e Jashtëm, zotin Paskal Milo.
Paskal Milo: Që këtej e tutje dihet që UÇK do të integrohet në jetën politike të vendit, por gjithashtu ajo do të integrohet në disa struktura të posaçme policore, të cilat tashmë janë në krijim e sipër. Prandaj çeshtja e transformimit të UÇK-së nga një ushtri me synime që kishte për të luftuar për të çliruar Kosovën, tashmë ajo duhet të kthehet në një forcë
që duhet të japë kontributin e vet politik në stabilitetin politik të Kosovës, por në të njëjtën kohë të marrë pjesë dhe të shndërrohet në një strukturë efikase për të vendosur rregullin, qetësinë dhe ligjin në Kosovë. Asnjë forcë ushtarake, ose përfaqësi ushtarake serbe që është e lidhur me emrin e urryer të ushtrisë genocidiste serbe në Kosovë nuk duhet të kthehet atje. Por ka një Rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që është përsëri 1244 e cila flet për një forcë simbolike serbe që është rreth 2000-2500 veta që do të vendoset në disa objekte kulti serbe në Kosovë dhe në kufijtë e Kosovës. Këto forca do të jenë simbolike siç është thënë dhe vetë përmasa e kësaj force është simbolike. Por ne mendojmë që tani nuk është koha që të diskutohet kjo çeshtje./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame