Paskal Milo intervistë për dënimin me vdekje (25 Dhjetor 1998)


Paskal Milo intervistë për dënimin me vdekje (25 Dhjetor 1998)

11:16 25/12/1998

Ministri i Jashtëm Paskal Milo intervistë për ligjin e dënimit me vdekje. Milo thotë se janë duke përpunuar sëbashku me një grup ekspertësh argumenta rreth këtij ligji të cilat do t’i paraqiten Këshillit të Europës pas një muaji. Grupi i ekspertëve po punon me qëllim për mbrojtjen e pikëpamjes së qeverisë shqiptare dhe rëndësinë që ka ky ligj momentalisht në vendin tonë.

” Argumentat për ligjin e dënimit me vdekje janë duke u përpunuar nga një grup ekspertësh me qëllim që t’i paraqesin qeverisë argumenta sa me të mira, për mbrojtjen e pikëpamjes së qeverisë shqiptare dhe për të theksuar rëndësinë që ka për Shqipërinë zbatimi i Kodit Penal. Ky është një problem që do të diskutohet pas një muaji në Komitetin Ministror të KE-së.” – tha ai/tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame






Të ngjashme