Paskal Milo konferencë për ndërhyrjen tokësore në Kosovë (17 Maj 1999)
Diplomacia shqiptare përsërit kërkesën e saj për vendosjen e trupave të NATO-s në Kosovë. Ministri i Jashtëm Milo duke komentur zërat për një ndërhyrje të afërt të trupave tokësore të NATO-s në Kosovë, u shpreh:
Paskal Milo: Ju e dini se në lidhje me këtë çeshtje ka mjaft diskutime midis vetë vendeve anëtare të NATO-s, disa prej të cilave janë kundër dislokimit të forcave tokësore në Kosovë. Për këtë çeshtje ka diskutime konkrete, ka edhe përgatitje konkrete nga strukturat e veçanta të NATO-s dhe të vendeve të veçanta, por besoj se jemi ende larg nga dita kur mund të vendoset për një ndërhyrje të forcave tokësore në Kosovë.
Lloji i pranisë së trupave ushtarake ndërkombëtare që do të vendosen në Kosovë, ka qënë pika e dallimit mes Ministrit të Jashtëm Milo dhe Ministrit të Jashtëm Zviceran Zhozef Deis. Zvicra përkrah vendosjen në Kosovë të trupave ndërkombëtare jo nën drejtimin e NATO-s por të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. I pyetur për deklaratat e Rugovës, Milo tha se Qeveria Shqiptare do të dëshironte që Rugova t’i përmbahej marrëveshjes së Rambujesë. Rugova duhet të shpallë ditën kur do të vizitojë Shqiperinë, tha Milo./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame