Paskal Milo konferencë për situatën në Kosovë (15 Prill 1999)
Ministri i Jashtëm Paskal Milo ka deklaruar para gazetarëve se Qeveria Shqiptare nuk ka frikë nga agresioni i ushtrisë serbe në kufijtë Verior ndaj po përpiqet të mos bjerë në grackën e Millosheviçit. Justifikimet e Beogradit për sulmet e fundit ndaj Shqipërisë Milo i quajti në kundështim me traktatet ndërkombëtare pasi për Millosheviçin të gjithë shqiptarët e Kosovës janë luftëtarë të UÇK-së.
Çdo përpjekje e politikanëve kosovarë për të biseduar me Millosheviçin do të ishte kundër interesave kombëtare theksoi Milo. Sipas tij regjimi serb duhet të plotësojë më parë pesë kushtet e vëna nga Komuniteti Ndërkombëtar duke filluar me pranimin e forcës ushtarake paqeruajtëse në Kosovë e drejtuar nga NATO dhe organizatat ndërkombëtare të krijojnë kushte për rikthimin e refugjatëve në shtëpitë e tyre.
Bombardimet e NATO-s dhe përpjekjet diplomatike do të ecin paralelisht tha Ministri i Jashtëm Milo duke besuar në rolin aktiv të Rusisë në gjetjen e një zgjidhje për paqen në Kosovë./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame