Paskal Milo mbledhje për grupin e Kosovës (3 Shkurt 1999)
Tre ditë para takimit shqiptaro-serb për Kosovën në Rambuje të Francës, Ministri i Jashtëm Paskal Milo, u kërkon udhëheqësve kosovarë, Demaci, Rugova, Qosja e të tjerë të përfshihen në një delegacion të përbashkët.
Milo i ka siguruar ambasadorët e vendeve të Grupit të Kontaktit për angazhimin e Qeverisë Shqiptare për të bindur udhëheqësit kosovarë e në veçanti udhëheqësin politik të UÇK-së, Adem Demaci të marrë pjesë në bisedimet e Rambujesë. Ambasadori britanik Stefan Nesh deklaroi para gazetarëve se shqiptarët e Kosovës duhet të kenë nivel përfaqësimi sa më të lartë në Rambuje.
Ministri i Jashtëm, Paskal Milo u shpreh: “Që në takimin e Rambujesë jo vetëm të shkojnë të gjithë faktorët politike shqiptare në delegacionin e përbashket që do të krijohet, por në të njëjtën kohe do të kërkojmë që niveli i pjesëmarrjes së faktorëve politike shqiptare në këtë takim të jetë sa më i lartë për të mos thënë që ky takim kërkon që të jetë niveli më i lartë.” /tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame