Paskal Milo me gazetarët (25 Shkurt 1999)
Autoritetet e Beogradit do të përpiqen të sabotojnë marrëveshjen e Rambujesë. Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Paskal Milo ka arsyetuar kështu provokimet serbe në kufirin shqiptar. Kërkojnë të ushtrojnë presion, u shpreh Milo, në mënyrë që shqiptarët të hidhen në luftë e kështu të prishet marrëveshja e arritur.
Ndërsa Shqiptarët e Kosovës pavarësisht divergjencave të tyre , nuk do të krijojnë probleme deri në takimin e 15 Marsit. Sipas Ministrit Milo, Rambuje tregoi se kur shqiptarët takohen sëbashku dinë t’a gjejnë gjuhën e përbashkët me njëri- tjetrin. Ministri Milo ka hedhur poshtë idenë e liderit të opozitës Berisha për mbajtjen e një trans Rambujeje në Tiranë./tvklan.al
Gazetare : Ornela Bego