Paskal Milo në Greqi – (9 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ministri i Jashtëm Shqiptar Paskal Milo ka zhvilluar sot në Athinë takime të rëndësishme me presidentin grek Stefanopulos, me kryetarin e parlamentit grek Kaklamanis si dhe me zëvendës Ministrin e Jashtëm Grek Krenidhiotis. Gjatë këtyre takimeve Milo ka kërkuar sqarime rreth operacioneve të policisë greke kundër emigrantëve shqiptar.
Sipas zv/ministrit të Jashtëm Grek Tranijotis nuk ka asgjë për tu shqetësuar pasi policia greke i ka ndërmarrë këto operacione për të përcaktuar qartë dhe saktë numrin e emigrantëve që punojnë në mënyrë të ligjshme dhe që do të legalizohen së shpejti në Greqi.
Ndërsa Ministri i Jashtëm shqiptar Paskal Milo sipas stacionit kombëtar grek është shprehur.
Paskal Milo, Ministri i Jashtëm:- “Emigrantët shqiptar duke punuar në Greqi duhet të respektojnë ligjet e shtetit grek”.
Për ministrin grek të Informacionit Rrepa, emigrantët ekonomik shqiptar, nuk kanë pse të shqetësohen pasi do të qëndrojnë në Greqi në bazë të të gjitha rregullave të shtetit grek. Në fund të këtyre takimeve është theksuar bashkëpunimi i ngusht mes të dyja vendeve dhe sidomos mes dy ministrive të rendit Publik./tvklan.al