Paskal Milo në Kosovë – (16 Tetor 1999)


Paskal Milo në Kosovë – (16 Tetor 1999)

12:38 16/10/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Paskal Milo, Ministri i Jashtëm i Shqipërise bëhet sot zyrtari i lartë që viziton zyrtarisht Kosovën që pas përfundimit të luftës. Milo së bashku me një grup gazetarësh bëhet sot zyrtari i parë i lartë shqiptar që viziton zyrtarisht Kosovën, ku do zhvillojë një vizitë dy ditore në Prishtinë. Para nisjes Milo dha një intervistë për TV Klan.

Paskal Milo, Ministri i Jashtëm:- “Me udhëtimin tim zyrtar në Prishtinë në të njëjtën kohë inagurohet edhe linja e Ada Air Tiranë-Prishtinë. Është një kombinim i bukur, sinjifikativ, që shënon në të njëjtën kohë një lidhje të dyfishtë midis politikës shqiptare dhe Prishtinës dhe transportit shqiptar ajror me atë të Prishtinës. Kemi dy ngjarje secila në drejtimin e vet dhe në mënyrën e vet kontribuojnë për atë lidhje të natyrshme historike dhe aktuale që Shqiperia ka me Kosovën. Shpresoj se ky fillim i mbarë mjaft sinjifikativ do të shoqërohet me shumë ngjarje të tjera të kësaj natyrë që do të çojnë në një intensifikim të mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy anëve të kufirit. Shpresoj në të njëjtën kohë se vizita ime dhe ato të tjerat që do të pasohen nesër apo dhe në ditë të tjera më vonë do të sjellin në politikën shqiptare një frymë të re bashkëpunimi në emër të interesave të larta kombëtare, në emër të stabilitetit jo vetëm në Kosovë por edhe në Rajon”./tvklan.al






Të ngjashme