Paskal Milo në OKB – (23 Shtator 1999)


Paskal Milo në OKB – (23 Shtator 1999)

20:51 23/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Pas deklaratës së djeshme të kancelarit gjerman Gerhard Shrëder për mbështetjen e Marrveshjes së Asocimit të Shqipërisë në BE, janë sot Irlanda dhe Norvegjia të cilat kanë ofruar avokatinë e tyre në përkrahje të kësaj çështje. Këtë ja kanë deklaruar kryediplomatit shqiptar Paskal Milo në OKB, ministrat e Jashtëm të Irlandës e Norvegjisë, Endrius dhe Vollebek.

Milo ka kërkuar për çbllokimin e kalimit të Shqiptarëve në pjesën veriore të Mitrovicës dhe pajisjen me dokumenta identifikimi të kosovarëve. Duke folur në komitetin ndërkombëtar të politikës së jashtme të OKB-së, Milo ka theksuar se Shqipëria do të vazhdoj të luaj një rol kryesor mbi zhvillimet në Kosovë jo vetëm nga e drejta morale dhe historike, por edhe nga përgjegjësia e saj si pjesë e komunitetit ndërkombëtar në zbatimin e rezolutës të Këshillit të Sigurimit për Kosovën./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame   






Të ngjashme