Paskal Milo për Kosovën – (2 Prill 1999)


Paskal Milo për Kosovën – (2 Prill 1999)

20:44 02/04/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Paskal Milo, ministër i Jashtëm:- “Së pari nuk kemi ndonjë informacion tjetër në lidhje me ekzekutimet të liderëve të tjerë shqiptar në Kosovë përveç atyre pesë rasteve që janë bërë të njohura. Jemi përpjekur që të hyjmë në kontakt me burime të caktuara në Kosovë për të marrë më shumë informacion, por këto informacione kanë qenë të kufizuara. Përshkak edhe të genocidit të pashembullt që po ushtrohet atje e kanë të vështirë të dalin hapur dhe të komunikojnë sërisht. Përsa i përketë deklaratës së UÇK-së është e drejta e kësaj force politike ushtarake tashmë të njohur që të bëj thirrje shqiptarëve të Kosovës që të mos braktisin atdheun e tyre dhe të rezistojnë atje. Unë mendoj që në rrethanat e krijuara është me vend që Kosova mos të braktiset sepse tashmë është një luftë për jetë a vdekje, një luftë për mbijetesën e popullit të Kosovës. Ne do të jemi të gatshëm të presim çdo njeri që vjen nga Kosova dhe kërkon ndihmë në shqipëri. Porn ë të njëjtën kohë do të donim që Kosova most ë braktiset, se ky është edhe synimi i Millosheviçit dhe shovinizmit serb./tvklan.al






Të ngjashme