Paskal Milo për Kosovën – (29 Prill 1999)


Paskal Milo për Kosovën – (29 Prill 1999)

22:03 29/04/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Qeveria shqiptare fton Rugovën dhe gjithë udhëheqësit politik të Kosovës në Tiranë. Kjo ftesë është publikuar sot nga ministri i Jashtëm Paskal Milo. Ftoj në Tiranë Rugovën dhe familjen e tij u shpreh Milo për të bashkëpunuar me qeverinë shqiptare si dhe për të qenë më pranë kosovarëve të dëbuar nga trojet e tyre.

Kështu qeveria shqiptare ka parashikuar që Tirana të jetë qendra e koordinimit të politikës mbarë shqiptare. Tirana u shpreh Milo tashmë që Prishtina është e pushtuar duhet të luaj rolin e unifikimit të koordinimit të faktorit shqiptar.

Ministri Milo ka pohuar në konferencën e sotme për shtyp mundësinë e ndërhyrjes tokësore të forcave të Natos në Kosovë, duke u shprehur që kjo kërkon pak kohë për tu përgatitur. Kjo ndërhyrje tha ai është parë me përparësi dhe është gati për të filluar, pritet vetëm vendimi politikë. Sipas tij ndërhyrja do të bëhet në kuadrin humanitar për të shpëtuar njerëzit që rrezikohen në Kosovë.

Ministri i Jashtëm Shqiptar ka paraqitur edhe rezultatet e vizitave në Uashington e Luksenburg. Vizitën në Uashington Milo e ka përmbledhur në fjalët e presidentit amerikan Bill Klinton drejtuar presidentin Mejdani. “Na thoni çfarë kërkoni dhe ne do tju mbështesim për gjithçka. Ndërkohë që në Luksenburg Shqipëria ka marrë sigurinë se është në prag të BE./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme