Paskal Milo për negociatat me BE – (27 Nëntor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Intervistë me Ministrin e Jashtëm zotin Paskal Milo për negociatat me BE.
Paskal Milo, Ministri i Jashtëm:- “Ka një përparim të dukshëm në marrëdhëniet me Bashkimin Europian dhe pakt i rëndësishëm ishte miratimi nga ana e këtij Bashkimi dhe Komisionit të BE i studimit të fisibilitetit. Ne prej kohësh kemi bërë të ditur që pikërisht në këo muaj do të miratohej studimi i fisibilitetit dhe tashti që ky studim u miratua në duhet realisht të gëzohemi që hodhëm një hap të rëndësishëm përpara në marrëdhëniet kontraktuale me BE. Prandaj nuk e kuptoj përse disa njerëz të caktuar në vend që të bashkojnë gëzimin e tyre me të gjithë shqiptarët e tjerë që po përparojnë marrëdhëniet me BE hedhin dyshime dhe përpiqen që ta pengojnë këtë proces qoftë edhe duke i nxirë realitetin. Ishte një masë e paraparë kjo që u bë dhe që do të pasohet me bisedime të tjera që do të hapin përfundimisht procesin e bisedimeve të negociatave gjatë vitit të ardhshëm me qëllim që Shqipëria të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilitetit dhe të Asocimit me BE. Ne po përgatisim një kalendar të qartë dhe të saktë të veprimeve dhe të punëve tona gjatë muajve të ardhshëm, të cilat në mënyrë të veçantë do të diskutohen në muajin Janar kur një delegacion i Komisionit Europian do të vijë në Shqipëri dhe do të shqyrtojë nga afër me ne të gjitha procedurat e mëtejshme për të hapur negociatat”./tvklan.al