Paskal Milo për vizitën në Luksenburg – (7 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Paskal Milo, ministri i Jashtëm:- “Ne do të shkojmë në Luksenburg për të marrë pjesë në mbledhjen e ministrave të punëve të jashtme të Bashkimit Europian me vendët anëtare ose vendet fqinje të Jugosllavisë dhe me përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare financiare, për të diskutuar rreth çështjes së të ardhurve të kosovarëve në shqipëri dhe rajone të tjera fqinj. BE është angazhuar për të mbështetur Shqipërinë në këto ditë të vështira, për të përballuar fluksin e madh të shqiptarëve që po vijnë nga Kosova. Gjithashtu ne atje do të prezantojmë situatën e sistemimit të refugjatëve dhe nevojat urgjente që ka qeveria shqiptare për të përballuar fluksin e madh të shqiptarëve që vijnë në Shqipëri. Në të njëjtën kohë ne do të denoncojmë politikën e spastrimit etnik të Millosheviçit në Kosovë./tvklan.al