Paskal Milo takohet me Hakerup për çështjen e Kosovës – (15 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Deklarata e Ministrit të Drejtësisë Arben Imami, për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, i ka shkaktuar probleme të mëdha diplomacisë shqiptare, në raportet me diplomacinë perëndimore. Ministri i Jashtëm Paskal Milo, në takimin me kryeadministratorin e Kosovës Hans Hakerup është shprehur se deklarata e Imamit është personale, ndërsa shqiptarët e Kosovës, do të vendosin vetë për fatin e tyre.
Paskal Milo, Ministri i Jashtëm:- “Deklarata të tilla lënë një shije të hidhur dhe dëmtojnë çështjen shqiptare, madje krijojnë hije edhe në marrëdhënie me faktorët ndërkombëtar, por gjithsesi ne besojmë që shumë shpejtë do ta sqarojmë opinionin ndërkombëtar për këtë deklaratë personale, që nuk ka lidhje me qëndrimet tona zyrtare”.
Në takimin Milo-Hakerup është diskutuar për Kushtetutën e përkohshme të Kosovës, si dhe për zgjedhjet parlamentare që parashikohen të zhvillohen në fund të muajit Tetor./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame