Password-et e të ardhmes do të jenë nëpërmjet syri dhe zërit
Sot ne përdorim password-et, por e ardhmja do të na rezervojnë kode sigurie biometrike, si njohja e retinës së syrit, e zërit tonë, por dhe e rrahjeve të zemrës.
Sipas një sondazhi të bërë nga Intel, një kompani që vepron në fushën e teknologjisë, ka rezultuar se 37% e të intervistuarve, harrojnë 1 prej password-eve të paktën 1 herë në javë, ndërsa mesatarja e njerëzve të pyetur kanë thënë se zotërojnë rreth 27 password-e, për llogari private dhe ato të punës.
Nga sondazhi i kryer, rezulton se rreth 21 % i të intervistuarve, mendojnë se harrimi i kodit të sigurisë për llogaritë e tyre online, është diçka që i bezdis shumë, por që është e pamundur që të kujtohen aq shumë adresa.
E kur janë kaq shumë të dhëna për tu kujtuar, më shumë se 50% e të intervistuare do të preferonin, njohjen e zërit të tyre si password.
Por për të patur sa më shumë siguri, derisa të vijnë kodet biometrike vijnë disa këshilla nga ekspertët.
E para, është që password-i të jetë i fortë, e dyta të mos përdoret i njëjti fjalëkalim për llogari të ndryshme. Gjithashtu nga ekspertët e sigurisë, këshillojnë që të vendosen elemente të sigurisë personale, si psh numri i telefonit.
E nëse nuk jeni të bindur për sigurinë tuaj, mund të provoni testet online, që ju ndihmojnë që të zbuloni nivelin e sigurisë së password-eve që keni vendosur./tvklan.al