Pasta me fileto merluci dhe brokoli (Video)


Pasta me fileto merluci dhe brokoli (Video)

14:45 04/03/2019

Përbërësit:

300 gr brokoli

180 gr makarona panccheri

2 thelpinj hudhër

1 gotë verë

1 qepë

1 lugë kafe sodë

1 limon

Spec djegës

Gjalp

Caperi

Trumzë

Kripë

Piper

Përgatitja:

Vendosim një tenxhere me ujë që të ngrohet dhe fusim në të bokolin që të ziejë. Pasi të ziejnë gjysmën e tyre e vendosim në një gatë mikseri, i shtojmë vaj ulliri, kripë, piper dhe i bëjmë krem. Në të njëjtën tenxhere vendosim të ziejnë edhe makaronat. Grijmë imët qepën dhe caperit. Në një tigan me pak vaj ulliri shtojmë disa thelpinj hudhër, trumzë dhe pasi aromatizohet vaji i heqim. Shtojmë fileton e peshkut të prerë në kubikë. Më pas e shuajmë me verë peshkun dhe shtojmë qepën, caperit, bokolin, gjalpin, lëkurë limoni dhe i përziejmë. Në fund shtojmë edhe makaronat e ziera në tigan dhe i përziejmë të gjitha bashkë që të lidhen. Vendosim në pjatë fillimisht pak nga kremi i bronkolit dhe më pas makaronat.

/tvklan.al






Të ngjashme