Pasta me pesto kungulli dhe kocë (Video)
Përbërësit:
320 gr makarona
300 gr kungull i errët
260 gr kocë
100 gr parmixhano
50 gr bajame
35 gr vaj ulliri
30 gr borzilok
1 limon
Kripë
Piper
Përgatitja:
Në një tenxhere të vogël me pak vaj ulliri pjekim bajamet. Vendosim një tenxhere me ujë në të cilën ziejmë pjesët jeshile të kungujve, i vendosim në mikser, shtojmë në to bajamet, djathin parmixhano, borzilokun, lëkurë limoni, kripë, piper, vaj ulliri dhe i bëjmë pesto. Ziejmë makaronat në tenxheren ku ziemë kungujt.
Më pas sfiletojmë peshkun, njërën prej filetove e fusim në furrë që të piqet. Pjesën tjetër të filetos e skuqim në një tigan me pak vaj ulliri, e shuajmë me konjak dhe më pas shtojmë në të makaronat dhe pak nga uji ku ato zienë. Pasi të lidhen me njëra-tjetrën, i heqim nga soba dhe shtojmë në to pestot. Pasi t’i vendosim në pjatë shtojmë edhe fileton e pjekur në furrë dhe janë gati./tvklan.al