Pasta me ragu peshku (Video)
Përbërësit:
320 gr panccheri
300 gr fileto merluci
200 gr pomodorini
30 gr stika pishe
30 gr konjak
2 kunguj jeshilë
2 thelpinj hudhër
1 spec djegës
Majdanoz
Borzilok
Kripë
Piper
Përgatitja:
Vendosim një tenxhere me ujë që të vlojë, më pas shtojmë në to makaronat. Iu heqim kungujve pjesën jeshile dhe pjesën e brendshme e grijmë imët bashkë me qepën. Në një tigan me pak vaj ulliri shtojmë borzilok, stika pishe dhe qepën me pjesën e brendshme të kungujve. Pasi skuqen për pak shtojmë edhe fileton e merlucit, pomodorinit, salcën dhe pak nga uji i makaronave. Më pas shtojmë makaronat të ziejnë bashkë me salcën. Në fund shtojmë pjesën jeshile të kungullit dhe majdanoz, i përziejmë për pak dhe janë gati.
/tvklan.al