Pasta me salcë domate dhe mozzarella (Video)
Përbërësit:
500 gr domate
300 gr pasta
100 gr borzilok
70 gr vaj ulliri
10 thelpinj hudhër
2 karota
2 degë selino
1 qepë
Rozmarinë
Trumzë
Mozzarella e tymosur
Kripë
Piper
Përgatitja:
Vendosim një tenxhere me ujë që të vlojë. Në një tigan me pak vaj ulliri vendosim fillimisht hudhrën dhe erëzat. Më pas shtojmë qepën, pasi të skuqen pak bashkë shtojmë karotat dhe selinon të grira imët. Në fund shtojmë domatet, kripë, piper, pak vaj ulliri dhe vazhdojmë i përziejmë. Kur të jenë gati i bëjmë krem me mikser.
Vendosim në tenxhere makaronat që të ziejnë për jo më shumë se dy minuta. Më pas makaronat i kalojmë në një tigan, mbi të shtojmë salcën që përgatitëm, në fund shtojmë djathin dhe vazhdojmë i përziejmë derisa të lidhen dhe janë gati.
/tvklan.al