Pasta me ton dhe ullinj (Video)
Përbërësit:
300 gr penette
200 gr pana kuzhine
100 gr ton konservë
70 gr ullinj
30 gr borzilok
1 qepë e kuqe
1 spec djegës
Hudhër
Kripë
Piper
Vaj ulliri
https://youtu.be/bZY9pAMQF9U?t=6m58s
Përgatitja:
Fillimisht vendosim në sobë një tenxhere me ujë që të ziejë dhe shtojmë në të dy tableta pule. Në një tas vendosim gjethet e borzilokut, i shtojmë ullinj dhe pak hudhër i grijmë në mikser derisa të bëhet pesto.
Në mikser grijmë qepën bashkë me 2 thelpinj hudhër. Në një tigan me pak vaj ulliri shtojmë qepën dhe hudhrën që grimë dhe i skuqim. Më pas në të shtojmë peshkun ton, pak spec djegës dhe panën. Pasi i përziejmë për pak të gjitha bashkë, i shtojmë pak nga bulioni me tableta pule dhe e lëmë të ziejë. Ziejmë për pak makaronat në bulionin me tableta pule dhe më pas i shtojmë në tiganin ku kemi hedhur të gjithë përbërësit e tjerë. Në pjatë vendosim fillimisht peston dhe mbi to makaronat.
/tvklan.al