Pastrimi i bunkerëve – (25 Mars 1999)


Pastrimi i bunkerëve – (25 Mars 1999)

19:53 25/03/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Vendstrehimet e harruara kthehen në kujtesë si të domosdoshme. 1376 vendstrehime ndodhen në Tiranë, ku vetëm një mijë prej tyre janë në gjendje normale. Vendstrehimet më parë kanë qenë nën administrimin e drejtorisë komunale që varej nga bashkia, por duket se kjo situatë emergjente do tu kujtojë edhe njëherë detyrën dhe punën kësaj ndërrmarrje.

Ne ndihmë për realizimin e zhbllokimit të të gjithë bunkerëve të bllokuar në këtë kohë, vjen edhe ndërrmarja e rrugë – kanalizimeve. Nga informacionet e marra nga prefektura, tre strehime në Kamëz janë të papërdorshme, dy në qytetin student po ashtu. Në shumicën prej tyre mbi ta janë ngritur pallate.

Masat që po merrën këto ditë janë përforëcimi i mjetit dhe shtimi i forcës punëtore të komunales për pastrimin e tyre. Frika apo ndjeshmëria e situatës bënë që vetë banorët të pastrojnë vendstrehimet e bllokuara në lagjet e tyre./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme