Pastrimi i parave, rriten procedimet për këtë vepër penale


Pastrimi i parave, rriten procedimet për këtë vepër penale

14:15 06/04/2016

Pastrimi i parave, është një nga çështjet kriminale që ka pasur më shumë rritje për punën e prokurorëve,  gjatë vitit 2015. Sipas të dhënave nga Prokuroria gjatë vitit 2015 ka një rritje prej 18 % të procedimeve, për këtë vepër penale, krahasuar me vitin 2014.

Numri më i madh i procedimeve të regjistruara për këtë vepër penale është në prokurorinë e shkallës së parë Tiranë, që përbën 20 % të numrit total të procedimeve në shkallë vendi. Në vitin 2015 Shqipëria doli nga lista e monitorimit të Këshillit të Evropës pas rezultateve pozitive në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit./tvklan.al






Të ngjashme