Pastrimi në Gjirokastër, vetëm uniformat e gjelbërta iu përgjigjën urdhrit të Bashkisë(9 Prill 2001)
Fushatat bashkiake në Gjirokastër për pastrimin e qytetit iu përgjigjen me entuziasëm vetëm repartet ushtarake të divizionit Labëria. Mbase pak të çuditur, kalimtarët e shumtë që kalonin anës rrugës së qytetit apo në rrugicat e sokakëve dhe shtëpive muzeale, përcillnin me indiferencë punën e këtyre ushtarëve. Idea e bashkiakëve, e publikuar për ditë me radhë për pastrimin e qytetit të mbingarkuar nga mbeturinat, dështoi që ditën e parë të saj.
Arsyet e mospërgjigjes së qytetarëve, ndaj thirrjes së bashkiakëve, përveç kohës së pamjaftueshme, lidhet me faktin se ata si taksapagues ishin përgjigjur fondit të domosdoshëm për të mbajtur në këmbë 90 punëtorët e Ndërmarrjes Komunale, Gjithsesi uniformat e gjelbërta të vetmet në këtë aksion vullnetar, do t’a mbajnë mend këtë ditë që i çliroi nga kazerma./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame