Patën kontakt me çiftin e infektuar, 2 mjekët rezultojnë negativë për COVID-19


Patën kontakt me çiftin e infektuar, 2 mjekët rezultojnë negativë për COVID-19

14:06 18/03/2020

Bashkia Roskovec ka njoftuar se dy pjesëtarët e qendrës shëndetësore të qytetit që kishin pasur kontakt me një çift të infektuar me koronavirus, kanë rezultuar negativ pas analizës së kryer.

“Masat mbrojtëse dhe higjiena maksimale, ndihmuan në arritjen e këtij rezultati”, thotë bashkia, ndërkohë që njofton që nga dita e nesërme ata do të kthehen në vendin e punës për t’i shërbyer pacientëve.

Dy banorë të fshatit Mbërs janë infektuar me koronavirus. Ata janë burrë e grua, ndërkohë që mësohet se kanë pasur një histori udhëtimi në Itali.

Pas këtij rasti, bashkia u bëri thirrje banorëve që të vetëizolohen, ndërsa për të monitoruar situatën janë vendosur në fshat dy postblloqe policie./tvklan.al






Të ngjashme