11:15 27/04/2014Një 39-vjeçar është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme me armë zjarri në qytetin e Patosit. Sipas burimeve të policisë, rreth orës 21:30 minuta të së shtunës në lagjen”'29 marsi”, 39-vjeçari, Nikolin Rrapaj po kthehej në banesën e tij kur u qëllua me dy plumba, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.Sipas të njëjtat burimeve, Nikolin Rrapaj baba i tre fëmijëve, ishte kthyer nga emigracioni dhe kishte marrë një lokal me qera në vendlindje dhe pritej të fillonte aktivitetin bashkë me familjen.Policia nuk ka ende një pistë hetimi për ngjarjen dhe motivet e vrasjes, ndërsa po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.tvklan.al/M.S