Patozi: Betejë e gënjeshtërt në bulevard
Për protestën e opozitës reagoi edhe ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi. Ai e quan aksionin e udhëhequr nga Lulzim Basha si një betejë të gënjeshtërt nga e cila qytetarët nuk duhet të presin të ketë fitues.
“Më mori malli për protestat e Shaban Memisë para vitit 2000, kur PD ishte në vështirësi. Na dukeshin të vogla atëherë, por e keqja nuk paska fund.
Ndaj kjo e bën edhe më të shëmtuar e të neveritshëm teatrin e sotëm në bulevard. Shqiptarët kanë nevojë për një alternativë të re politike, që nuk ka asnjë lidhje me Babalet e sotme, që na udhëheqin, disa në qeveri dhe të kënaqur, ndërsa të tjerët, në opozitë, duke bërë si të mërzitur”,
shkruan Patozi.
Tv Klan