Patozi: Harrojeni Tahirin, armiku është tjetër…


Patozi: Harrojeni Tahirin, armiku është tjetër…

18:15 31/10/2017

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi ka akuzuar kreun e demokratëve Lulzim Basha se në vend që të merret me qeverinë në kohën e çështjes “Tahiri”, po përpiqet të pastrojë partinë nga “armiqtë” e brendshëm.

Ne mendonim se Lulzim Basha po i mbledh njerëzit këto ditë për t’i organizuar kundër qeverisë, sidomos tani që çështja “Tahiri” i ka rënë opozitës si dhuratë nga qielli. Që në mos e rrëzoftë dot, të paktën t’ia bëjë jetën e vështirë Edi Ramës. Por edhe pse qeveria është me brekë nëpër këmbë dhe po përpëlitet, këta e paskan hallin në vend tjetër

”, shkroi Patozi në një postim në rrjetet sociale.

Ai tha se shqetësimi i PD-së, sipas raportimeve për mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, “nuk qenka, as droga, dhe as lidhjet e politikës me krimin, por si ta pastrojmë edhe më shumë partinë nga armiku i brendshëm.

Pushka top ju bëftë, o trima!

 Por, ish-deputeti demokrati kujtoi se me shaka i kishte thënë një deputeti të listës “Basha”, “

se qeverinë edhe mund ta rrëzoni, kurse ne “armiqve” nuk na bëni dot gjë më. Sepse nuk keni nga çfarë të na shkarkoni. Vetëm burgu dhe vdekja kanë ngelur, por ato, për fat, nuk i ka në dorë Lulzim Basha.

”/tvklan.al






Të ngjashme