Patozi: Në Shqipëri nuk ka krizë institucionale, por politike


Patozi: Në Shqipëri nuk ka krizë institucionale, por politike

Autori: Blendi Fevziu

23:21 02/02/2010

Partia Demokratike ka pranuar ftesën e bërë nga Këshilli i Evropës për një tryezë tek Presidenti i Republikës me Partinë Socialiste për të gjetur një zgjedhje për krizën politike në vend.

Ishte kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi ai që bëri sot deklaratën për shtyp, ndërkohë që për të dhënë më shumë detaje rreth kësaj tryeze që pritet të mblidhet, ishte i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu.

“Në Shqipëri nuk ka krizë institucionale, por politike dhe një shoqëri mund t’ia tolerojë vetes që një apo disa parti të kenë trauma, por të mos preken institucionet. Dua të saktësoj që nuk ka një qëndrim të ri të Partisë Demokratike, por një rikonfirmim të asaj që ne kemi deklaruar”, theksoi Patozi./tvklan.al






Të ngjashme