Patozi: PD nuk po merret seriozisht nga kundërshtarët
I përjashtuar nga lista e kryetarit Basha, por ende deputetit i kuvendit, Astrit Patozi i kërkon Lulzim Bashës të qartësojë pozicionin e tij për qëndrimin që Partia Demokratike do të mbajë pas zgjedhjeve.
Patozi thotë se për herë të parë në historinë e saj Partia Demokratike po trajtohet jo seriozisht nga kundërshtarët në fushatë elektorale.
“PD nuk po merret seriozisht në këto zgjedhje duke nisur që nga flamuri, nga simbolet, nga kryetari dhe nga përfaqësimi politik i kësaj partie. Nuk ka ndodhur as në 97, as në 2001, as në kohëra shumë më të vështira për PD-në dhe sigurisht që unë ndjej keqardhje për këtë.”
Për përgjegjësitë e lidershipit do të bëhet një analizë pas zgjedhjeve. Në këtë pikë Patozi bën të qartë se lufta e tij për të reformuar Partinë Demokratike do të vazhdojë brenda radhëve të saj.
Edhe Majlinda Bregu thotë se Basha e la jashtë parlamentit, por beteja do do të vazhdojë.
Veç Patozit dhe Bregut edhe një grup tjetër deputetësh të përjashtuar nga lista e kandidatëve për deputetë mes të cilave ikona e kësaj partie Jozefina Topalli dhe themeluesi Arben Imami kanë shprehur hapur kundërshtitë ndaj shkeljeve të Lulzim Bashës në drejtimin e partisë.
Tv Klan