Patozi: Rënia e PD, një goditje për çdo shqiptar
I ftuar në emisionin “Provokacija” nga Mustafa Nano, ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi është shprehur se vendi ka nevojë për një reformë zgjedhore.
Sipas tij edhe pse Lulzim Basha pretendonte se i janë vjedhur zgjedhjet, ai nuk ka një zgjidhje për reformën për zgjedhjet e ardhshme.
“Ne kemi nevojë për një reformë zgjedhore që nuk po bëhet megjithëse PD e Lulzim Bashës që pretendon se para një viti iu vodhën zgjedhjet, ne po arrijmë në zgjedhjet e reja dhe ai nuk ka një zgjidhje për reformën zgjedhore”,
u shpreh ai.
Më tej Patozi shtoi se rënia e Partisë Demokratike është një goditje për shqiptarët pasi është një aset për vendin.
“Rënia e PD është një goditje për çdo shqiptar sepse është aset i këtij vendi dhe për sa kohë nuk ka dalë diçka tjetër është e vetmja forcë që mund të balancojë pushtetin që është arrogant sot”, tha ai./abcnews.al